Ballina Bota

SERBI – Vijojnë protestat kundër presidentit Vuçiç

BEOGRAD, 10 shkurt /ATSH-AFP/ – Mijëra serbë parakaluan të shtunën në Beograd, duke sfiduar edhe temperaturat polare për të manifestuar kundër presidentit, Aleksandar Vuçiç, i kritikuar për autoritarizëm.

Manifestuesit u mblodhën gjithashtu në rreth 40 qytete të tjera, duke akuzuar pushtetin për presion ndaj mediave dhe shoqërisë civile. Ata kërkuan dorëheqjen e drejtuesve të televizionit publik kombëtar ”RTS”.

Protesta e parë u organizua më 8 dhjetor me kërkesë të organizatave qytetare dhe me mbështetjen e Aleancës për Serbinë, ku bëjnë pjesë dhjetëra parti opozitare nga e majta deri në ekstremin e djathtë.// v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërrenjas- 290 nxënës të shkollës “Dilaver Nezha” në ambiente të reja
Artikulli tjetërRrëfimi i gruas që hapi bibliotekën e parë për fëmijë në Prizren