Ballina Bota

LONDËR – Krijohet ”Partia e Brexit” e mbështetur nga Nigel Farage

LONDËR, 8 shkurt /ATSH-AFP/ – Komisioni Zgjedhor Britanik njoftoi sot krijimin e një force të re politike ‘’Partia e Brexit’’ (“Brexit Party”) .

Kjo parti u mbështet nga eurodeputeti Nigel Farage, mbështetës i zjarrtë i një shkëputje pa kompromise me BE-në dhe figurë kyçe në fushatën e referendumit për Brexit në 2016.

Kjo njohje nënkupton se “Brexit Party” mund të marrë pjesë në zgjedhje në Britaninë e Madhe, përfshirë atë të Parlamentit Europian në maj, që mund të mbahen gjithashtu në Britaninë e Madhe, nëse Brexit shtyhet pas datës së 29 marsit.

‘’Partia u themelua me mbështetjen time të plotë dhe me synimin për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane të 23 majit nëse Brexit nuk vihet në zbatim deri atëherë’’, tha Nigel Farage për të përditshmen ‘’ The Daily Telegraph’’./ / v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFuga: Politikanë dhe medie, arsyeja përse prindërit e vajzës dolën hapur
Artikulli tjetërFoto/ Shahini viziton shkollën “Sotir Gurra” në Korçë