BRUKSEL, 8 shkurt /ATSH- DPA/ – Bashkimi Europian është i gatshëm të marrë një vendim të rëndësishëm që mund të krijojë probleme për projektin e madh ruso-gjerman të gazit.
Komisioni Europian duhet të vendosë nëse do të duhet të ndryshojë një direktivë mbi furnizimin me gaz përsa i takon gazsjellësit ”Nord Stream 2”, që lidh Gjermaninë me Rusinë nën detin Balltik.
Ndryshimi i propozuar shihej si i pamundur për t’u kaluar në Komision, derisa Franca njoftoi çuditërisht se do të mbështesë amendamentin.
Amendamenti tani duhet të miratohet, përveç negociatave të minutave të fundit ose ndryshimeve në tekst.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Lindjes të BE kanë kritikuar prej kohësh projektin, duke paralajmëruar se BE po bëhet shumë e varur nga energjia ruse.
Udhëheqësit gjermanë janë përpjekur vazhdimisht t’i qetësojnë këto frikëra dhe mbështetësit e gazsjellësit theksojnë nevojën për të garantuar furnizimet me gaz ndërsa prodhimi brenda BE bie.
”Nord Stream 2”, i cili është rreth 1 200 kilometra i gjatë, do të dyfishojë kapacitetin e linjave që transportojnë gazin rus direkt në Gjermani./ /os/ a.jor.






















