Ballina Bota

VENEZUELË – Edhe Guaido kërkon ndërmjetësimin e papa Françeskut

KARAKAS, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ – U bëj thirrje të gjithëve atyre që mund të na ndihmojnë, sikurse Ati i Shenjtë( Papa Françesku) për të bashkëpunuar për fundin e uzurpimit të shtetit dhe për një qeveri tranzicioni, që do ta çojë vendin në zgjedhje të lira sa më shpejt të jetë e mundur, theksoi presidenti i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaidò.

”Do të isha i lumtur të pres papa Françeskun për vizitë në vendin tonë, një vend katolik, shumë i devotshëm dhe me tradita të shkëlqyera fetare’’, theksoi ai në një intervistë ekskluzive me Sky Tg24.

Nicolas Maduro kishte kërkuar ndërmjetësimin e papës disa ditë më parë po në Sky TG24./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFlota e autoambulancave të Tiranës, shërbim me aparatura moderne edhe në banesë
Artikulli tjetërBRATISLAVË – Merkel: Marrëveshja me Britaninë e Madhe është e mundur