Ballina Flash

Dështon transferimi i Hamsik në Kinë

TIRANË, 7 shkurt ATSH/ – “Napoli” ka bllokuar transferimin e Marek Hamsik te “Dalian Yifang”.
Dukej gjithçka e përfunduar, madje Marek Hamsik kishte shijuar edhe duartrokitjet e lamtumirës nga publiku i “San Paolos”, por largimi i tij nga Napoli ka dështuar.

Lajmi është komunikuar nga vetë klubi napolitan, që nëpërmjet një komunikate ka shpjeguar se ka vendosur të ndërpresë kalimin e Hamsik te skuadra kineze e “Dalian Yifang”.

Shkak është bërë mos respektimi i mënyrës së pagesës së shumës prej 18 milionë eurove, aq sa ishte vlerësuar kartoni i mesfushorit sllovak.

Marrëveshja mes klubeve ishte arritur javën e kaluar, por duket se diçka nuk shkoi si duhet dhe grupi kinez nuk respektoi mënyrën e pagesës së kësteve për kartonin e Hamsik, çka u pasua me bllokimin e transferimit të tij.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, menaxhim më i mirë i financave publike
Artikulli tjetërBON – Gjermania ndalon shpërndarjen e të dhënave nga FB