Ballina Bota

BRAZIL – Shirat e rrëmbyeshëm shënojnë gjashtë të vdekur

RIO DE ZHANEIRO, 7 shkurt /ATSH-AFP/ – Gjashtë persona vdiqën për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta që goditën Rio de Zhaneiron duke përmbytur shumë lagje, njoftuan sot autoritetet braziliane.

Bilanci zyrtar, i cili fillimisht raportonte për pesë të vdekur u përshkallëzua pasi forcat zjarrfikëse konfirmuan se kishin gjetur një tjetër person të pajetë në një autobus të përmbysur nga rrëshqitjet e tokës.

“Ne kemi një numër të madh zonash në rrezik në qytetin tonë, toka është e tejngopur me ujë nga rreshjet intensive të regjistruara gjatë natës dhe i trembemi rrëzimit të pemëve apo rrëshqitjeve të tokës. I bëjmë thirrje popullsisë të largohet nga zonat në rrezik’’, thekson kryebashkiaku i Rios, Marcello Crivella.

Ai dekretoi gjendjen e emergjencës, duke rritur gjendjen e alarmit në nivelin më të lartë, si dhe zi zyrtare tre ditore në qytetin me gjashtë milionë banorë./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStandardet në Aviacionin Civil, drejtori i EASA vizitë në Tiranë
Artikulli tjetërLigji i ri për “Kadastrën”, ALUIZNI: Mundësi për krijimin e një institucioni modern për pronat