TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ – Ambientet ku deri para 1 janarit të këtij viti ushtronin aktivitetin e tyre kazinotë dhe pikat e basteve tashmë janë kthyer në pika tregtimi të bizneseve të ndryshme.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një fotografi, ku një ambient që ishte pikë basti është shndërruar në një dyqan ku shiten fruta dhe perime.
“Superbast – fruta perime”, shprehet Rama. Ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe më parë Kryeministri, ambientet e ish-lotove dhe basteve janë kthyer në biznese të tjera.
Nga 1 janari 2019 hyri në fuqi ligji për mbylljen e pikave të basteve sportive, kazinove elektronike dhe të basteve të çfarëdolloji, përfshirë edhe bastet online. Qytetarët janë shprehur entuziastë nga ky vendim i qeverisë.
/k.s/























