Ballina Aktualitet

Lleshaj: Tjetër goditje e fortë kundër krimit të organizuar

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përshëndeti finalizimin nga ana e Policisë së Shtetit të operacionit “Rruga e Gabuar”, me anë të të cilit u arrestuan 32 shtetas dhe u godit një rrjet falsifikatorësh të dokumenteve.

“Trafikantët mashtrojnë qytetarët, minojnë lirinë e lëvizjes e të ardhmen tonë evropiane. Lufta kundër krimit të organizuar, mision në shërbim të së ardhmes”, theksoi ministri i Brendshëm në reagimin e tij.

Policia e Shtetit bashkëpunoi në këtë operacion me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS). /j.p/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDeficiti i përgjithshëm fiskal 1,6%, niveli më i ulët historik
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03.02.2019