Ballina Bota

SPANJË – Rajoy dëshmitar në procesin e indipendentistëve

MADRID, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Ish-kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy renditet në mesin e qindra dëshmitarëve që do të merren në pyetje gjatë procesit gjyqësor ndaj liderëve indipendentistë katalanas që do të nisë më 12 shkurt në Gjykatën e Lartë të Madridit, njoftoi sot institucioni.

Rajoy i cili u rrëzua qershorin e kaluar nga një mocion mosbesimi, ishte në pushtet në momentin e përpjekjes për formimin e një shteti të pavarur të Katalonjës tetorin e 2017./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSoreca takim me Spiropalin, diskutime për anëtarësimin në BE dhe reformën zgjedhore
Artikulli tjetërRritje e vizitorëve në destinacione kulturore, mbi 50 mijë në muze