TIRANË, 1 shkurt/ATSH/- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini reagoi sot pas anulimit të takimit me studentë të Universitetit të Shkodrës, ku do të diskutohej për Paktin për Universitetin.
Shahini shprehu keqardhjen për mos zhvillimin e këtij takimi, ndërsa theksoi se “jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”.
“Keqardhje ndaj dhjetëra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për Paktin për Universitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën, sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”, theksoi Shahini.
/k.s/j.p/





















