Ballina Flash

Policia kontrolle për operatorët e transportit publik

TIRANË, 1 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Policia e Shtetit po ushtron kontrolle në operatorë të ndryshëm të transportit publik ku dyshohet se kryhet ky aktivitet informal.

“Nisur nga ankesat e sindikatave dhe operatorëve të ndryshëm të transportit publik, në lidhje me informalitetin dhe aktivitetin e palicencuar që ushtrohet nga mjete të kategorive të ndryshme, rrugorët e kryeqytetit, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Sigurisë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, kanë organizuar kontrolle me mjete dhe agjentë civilë, në disa zona të ndryshme të kryeqytetit, ku dyshohet se kryhet ky aktivitet informal”, shprehet Policia e Shtetit.

Po ashtu, jepen të dhëna të operacioni, ku janë evidentuar disa mjete pa licencë.

“Si rezultat janë evidentuar dhe ndëshkuar 23 mjete, pjesa me e madhe e tyre për transport udhëtarësh, kur destinacioni i përdorimit të mjetit është vetjak, si dhe për transport udhëtarësh jo në përputhje me kushtet dhe kufizimet e licencave”, shprehet policia, duke kërkuar bashkëpunimin me policinë për informimin e rasteve abuzive. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Nuk e heqim taksën pa njohjen e Kosovës nga Serbia
Artikulli tjetërLIVE-DEPISTIM FALAS PËR KANCERIN E QAFËS SË MITRËS, FILIPI PËR PROGRAMIN KOMBËTAR TË QEVERISË