LONDËR, 1 shkurt /ATSH-AFP/ – Gati një e treta e kompanive britanike janë të gatshme për të zhvendosur biznesnet e tyre jashtë vendit për shkak të rreziqeve që lidhen me Brexit, sipas një studimi të publikuar sot nga një organizatë e punëdhënësve.
Në total, 29% e 1 200 kompanive të intervistuara mes datës 17 dhe 19 janar nga ‘’Institute of Directors’’ u shprehën se kishin këtë synim për të shmangur mundësinë që aktiviteti tregtar të mos pësonte luhatje nga një dalje nga BE-ja, në linja ende shumë të pasigurta.
Në mënyrë më të detajuar, 16% e kompanive kanë vendosur ndërkohë të zhvendosin biznesin dhe 13% kompani shtesë mendojnë për një veprim të tillë.
Këto të dhëna sugjerojnë, sipas anketimit, se përgatitjet e Brexit nuk përfshijnë vetëm kompanitë e mëdha por edhe SME-të (kompanitë e vogla dhe të mesme)./ /v.b/ a.jor.















