Ballina Ekonomi

Reshjet e dëborës, ARRSH tregon akset ku përdoren zinxhirët

TIRANË, 31 janar /ATSH/- Pas reshjeve të dëborës në aksin Krujë-Sarisalltik filloi puna me borëpastruese për lirimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi pasditen e së enjtes për akset rrugore, ku duhet të bëhet kujdes në gjithë vendin, për shkak të motit të keq që ka shkaktuar ngrica në disa akse.
Sipas ARRSH-së, në Qarkun e Korçës rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët: Boboshticë-Dardhë, Voskop-Voskopojë, Qafë-Qarri-Ersekë.

Në Qarkun e Gjirokastrës qarkullimi kryhet normalisht, rekomandohen zinxhirë vetëm në aksin Erind-Çajup.

Në Rajonin qendror Tiranë ka pasur reshje bore në lartësitë si: Qafë Priskë, Gjinar, Steblevë, Sarisalltik (rekomandohen zinxhirë në pjesën fundore Krujë-Sarisalltik).

Në Rajonin Verior Shkodër qarkullohet me zinxhirë në rrugët: Qafë-Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km. Kryqëzimi Domaj-Draj-Reç dhe Trebisht-Doganë.

e.xh/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Të paktën 10 të vdekur nga i ftohti polar
Artikulli tjetërPORTUGALI – Marina portugeze kap 2,5 tonë kokainë në Atlantik