SHBA – Të paktën 10 të vdekur nga i ftohti polar

UASHINGTON, 31 janar /ATSH-ANSA/ – Janë të paktën dhjetë viktimat nga moti i keq në SHBA ku rajonet e Miduestit dhe të bregut lindor janë nën darën e të ftohtit me temperatura që kanë arritur gati 40 gradë.

Qytetet më të prekura janë Çikago dhe Mineapolis, ku autoritetet kanë urdhëruar që të mos dilet nga shtëpitë.

Në Nju-Jork dhe Uashington mërkuri tregonte 14 gradë nën zero.

Por ndjesinë e të ftohtit e rrisnin shumë erërat dhe rrymat polare.

Moti i keq ka sjellë edhe shumë probleme për transportin dhe në aeroporte. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.