Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni: Transparencë për armët bërthamore

PEKIN, 30 janar /ATSH-AFP/ – SHBA-ja u kërkoi sot Kinës dhe Rusisë që të mos bëjnë publike kompleksitetin e programeve bërthamore, në sfondin e kërcënimit të Uashingtonit për tërheqje nga një traktat i çarmatimit, të nënshkruar me Moskën.

Një zyrtare e lartë amerikane e dha këtë deklaratë në publik gjatë një takimi në Pekin mes pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me temë çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve bërthamore.

Andrea Thompson, zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit e ngarkuar me Kontrollin e Armatimeve dhe Çështjeve të Sigurisë Ndërkombëtare, njoftoi se kishte rezultate të pabarabarta në aspektin e transparencës në kuadër të Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (TNP), të nënshkruar në 1968.

“Kemi rënë dakord për përcaktimin e një formati raportimi, por ka një hendek mes deklaratave amerikane dhe atyre ruse dhe kineze për sa i përket transparencës”, deklaroi Thompson.

“Vlera e transparencës në këtë rast është e jashtëzakonshme”, theksoi ajo./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Një tjetër lulishte te Njësia nr. 7 në kryeqytet rikthehet në jetë
Artikulli tjetërPolicia: Ndëshkim personave që ushtrojnë aktivitetin e kundraligjshme të lojërave të fatit