UASHINGTON, 30 janar /ATSH-AFP/ – Banka Qendrore Amerikane (FED) i la sot normat e interesit të pandryshuara dhe premtoi se do të jetë e duruar për rritjet e ardhshme të normave, duke cituar mjedisin ekonomik botëror që po ngadalësohet dhe inflacionin modest.
Në komunikatën e tij, Komiteti monetar e përshkroi aktivitetin ekonomik amerikan si “të qëndrueshëm”
Ai theksoi gjithashtu se “duke pasur parasysh zhvillimet ekonomike dhe financiare dhe të tensioneve të dobëta të inflacionit, do të ishte e duruar në përcaktimin e rregullimeve të saj të ardhshme monetare”. /G.S/






















