TIRANË, 30 janar /ATSH/ Policia e Krujës zbardhi dhe dokumentoi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikël, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive.
Në lidhje me ngjarjen janë vënë në pranga dy shtetas dhe u shpallën në kërkim dy të tjerë. Njërit prej autorëve të dyshuar i është gjetur në banesë dhe sekuestruar Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një pune hetimore të specializuar, në pak orë kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Nikël, ku shpërtheu një sasi lënde eksplozive në mobilerinë e shtetasit E.C., ku për pasojë u shkaktuan dëme materiale (dëmtuar vetrata).
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e dy shtetasve të tjerë, të dyshuar të përfshirë në ngjarjen e mësipërme ku për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet. /j.p/























