Ballina Bota

SINGAPOR – Publikohen të dhënat e 14 200 bartësve të virusit HIV

SINGAPOR, 29 janar /ATSH-AFP/ – Të dhënat konfidenciale të 14 200 personave të infektuar nga virusi HIV, përfshirë shumë shtetas të huaj, u vodhën dhe u publikuan në internet, njoftuan të hënën autoritetet e Singaporit, rasti i dytë i një defekti të rëndë në sigurinë informatike në këtë shtet në pak muaj.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dhënat u publikuan nga një amerikan disa herë i dënuar nga drejtësia, i cili dyshohet t’i ketë siguruar nëpërmjet një shoku të tij, një mjeku nga Singapori, i cili kishte të drejtën e aksesit në regjistrin kombëtar të personave bartës të virusit HIV.

Gjatë një tjetër sulmi informatik në qershor dhe korrik, të dhënat mjekësore të 1,5 milionë shtetasve nga Singapori u vodhën./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Samsung ambientalist, vetëm ekopaketime
Artikulli tjetërHaradinaj: SHBA nuk është kundër kërkesave të Qeverisë për taksën