TIRANË, 29 Janar ATSH/ – Leandro Paredes është zyrtarisht lojtar i PSG. Mesfushori argjentinas ka firmosur kontratë deri në vitin 2023 me kampionët e Francës.
Ndërkohë në arkën e “Zenit” janë derdhur plot 47 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.
Me këtë shifër PSG mundi konkurrencën e “Chelsea”, të cilët fillimisht ofruan deri në 35 milionë euro, ndërsa më pas iu dorëzuan konkurrencës me ofertën e dhënë nga presidenti Nasser Al-Khelaifi.
Ishte bashkëkombësi i tij, Angel Di Maria që i uron mirë se ardhjen me këto fjalë: “Përshëndetje miku im! Doja të thosha mirë se erdhe te ‘Paris Saint-Germain’. Shpresoj të jesh shumë i lumtur. Je shumë i ri dhe besoj se ke shumë për të dhënë”, tha sulmuesi.
/gj.m/j.p/






















