Ballina Bota

BRUKSEL – BE mbledh gjigantët e internetit në luftën kundër keqinformimit

BRUKSEL, 29 janar /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian u kërkoi sot Facebook-ut, Google-it dhe Twitter-it për të shtuar përpjekjet kundër keqinformimit online, me afrimin e zgjedhjeve europiane të majit 2019, duke kërcënuar me masa detyruese në rast të rezultateve të pamjaftueshme.

”Ne duhet të ecim shumë përpara dhe me shpejtësi para majit’’, u shpreh komisioneri europian, Julian King i ngarkuar me çështjet e sigurisë, duke prezantuar bilancin e parë të një ”Kodi sjelljeje’’ jodetyrues, i nënshkruar në 2018 nga këto platforma interneti.

”Disa progrese janë arritur, kryesisht në atë që përfshin fshirjen e profileve të rreme dhe kufizimin e transparencës së web-eve që promovojnë keqinformimin’’, bëri të ditur ekzekutivi europian./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Intel investon mbi 9,5 miliardë euro në mikroçipa
Artikulli tjetërLezhë/ Miratohet buxheti 2019, financohen 69 projekte infrastrukturore