Ballina Bota

PARIS – Dëbora mbyll Eiffelin

PARIS, 28 janar /ATSH-ANSA/ – Kulla Eiffel, një nga simbolet e Parisit, kryeqytetit të Francës, është mbyllur për vizitorët për shkak të reshjeve të dëborës.

Në njoftimin e autoriteteve lokale theksohet se është i hapur vetëm restoranti në katin e parë.

Enti i Përgjithshëm Meteorologjik i Francës njoftoi se për shkak të reshjeve të dëborës është rritur niveli i alarmit.

Kompania RATP, e cila është e ngarkuar për trafikun hekurudhor, metronë dhe autobusët në Paris dhe provinca, ka njoftuar se në rajonin Ile de France për shkak të dëborës janë anuluar 150 linja autobusësh./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/01/2019
Artikulli tjetërShkrimtari Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes