Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Shtatë për qind e ndërmarrjeve në BE përdorën robotë në 2018

ANKARA , 27 janar /ATSH-AA/ – Shtatë për qind e ndërmarrjeve në Bashkimin Europian (BE) që kanë të punësuar minimumi dhjetë punonjës përdorën robotë industrialë ose ata të shërbimeve në vitin 2018, bëri të ditur zyra e BE-së për statistika (Eurostat).

“Ndërmarrjet e mëdha përdorin një numër më të madh robotësh (25 përqind e ndërmarrjeve që punësojnë 250 ose më shumë punonjës) sesa ndërmarrjet e mesme (12 përqind e ndërmarrjeve që punësojnë 50 deri 249 punonjës)”, sqaron Eurostat.

Të dhënat statistikore raportojnë se 5 përqind e ndërmarrjeve të vogla që punësojnë mes 10 dhe 49 punonjësve, vitin e kaluar kanë përdorur robotë.

Numri më i madh i ndërmarrjeve që kanë përdorur robotët industrial ose ata të shërbimeve janë nga Spanja, më konkretisht 11 për qind, ndjekur nga Danimarka dhe Finlanda me nga 10 për qind secila dhe Italia me 9 për qind./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj, homazhe për zv.ministrin e Diasporës Arian Daci
Artikulli tjetërRemont në nënstacionin e Kuçovës, kufizime energjie në disa zona