Remont në nënstacionin e Kuçovës, kufizime energjie në disa zona

TIRANË, 27 janar /ATSH/- Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për shkak të remontit të planifikuar në nënstacionin Kuçovë, në datën 28 Janar do të stakojë energjinë elektrike nga ora 10:00-14:00. Për pasojë do të ketë kufizime të energjisë elektrike në disa lagje të qytetit Kuçovë, Ura Vajgurore dhe fshatrat: Gegë, Frashër, Guri i Bardhë.

Punimet që po ndërmerr OSHEE, kanë të bëjnë me masat për mirëmbajtjen e rrjetit dhe furnizimin normalisht me energji elektrike të konsumatorëve në të gjithë zonën që  mbulon ky nënstacion. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.