TIRANË, 27 janar /ATSH/- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh sot se, ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit janë emëruar drejtorë në Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH).
“Partia Demokratike disponon të dhëna se të paktën 9 ish-oficerë dhe operativë të Sigurimit të Shtetit janë emëruar në poste shumë të larta drejtuese në kundërshtimin me ligjin e promovimit në detyrë të personave që figurojnë në dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit”, – tha Alibeaj në një deklaratë për medien. e.xh/j.p/






















