Venezuela kundërshton ultimatumin e europianëve për organizimin e zgjedhjeve

SHBA, 27 janar /ATSH-AFP/ – Venezuela kundërshtoi hapur të shtunën në OKB ultimatumin e lëshuar nga disa shtete europiane për organizimin e zgjedhjeve brenda 8 ditëve me kërcënimin në rast të kundërt të njohjes së kompetencave të opozitarit Juan Guaido.

‘’Askush nuk do të na diktojë afate, as të na tregojë nëse duhen mbajtur apo jo zgjedhjet’’, pohoi ministri venezuelian i Punëve të Jashtme, Jorge Arreaza.

‘’Kush jeni ju për t’i dhënë një ultimatum një qeverie sovrane. Kjo është një ndërhyrje fëminore’’, theksoi ai gjatë takimit të Këshillit të Sigurimit./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.