Ballina Flash

Poloni, nënshkruhet marrëveshja ATSH-PAP

VARSHAVË, 25 janar/ATSH/ – Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Agjencia polake e lajmeve, PAP, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit nga të dyja vendet.

Marrëveshja u nënshkrua në Varshavë, nga Drejtoresha e Përgjithshme e ATSH-së, Armela Krasniqi dhe Drejtori i Përgjithshëm i agjencisë polake të lajmeve, PAP, Wojciech Surmacz.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, për herë të parë mes dy agjencive, u konsiderua tejet i rëndësishëm nga të dy drejtorët e përgjithshëm për të shkëmbyer informacionet e përditshme.

Marrëveshja parashikon shkëmbimin e lajmeve midis dy agjencive, por edhe të fotove e videove, të cilat do t’i mundësojnë qytetarëve të dy vendeve të njihen më shumë me zhvillimet në disa sektorë si në ekonomi, turizëm, kulturë etj. /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDAVOS – OBT: 75 shtete nisin diskutimet për normalizimin e tregtisë on line
Artikulli tjetërApeli i profesionistëve të vjetër për të rinjtë: Zanate e punësim real