Ballina Bota

RUSI – Putin shpreh mbështetje për Maduron

MOSKË, 24 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin shprehu sot mbështetjen e tij, gjatë një bisede telefonike, për homologun venezuelas, Nicolas Maduro vendi i të cilit po kalon një krizë të rëndë politike, njoftoi sot Kremlini në një komunikatë.

“Gjatë kësaj bisede, Putini shprehu mbështetjen e tij për autoritetet legjitime të Venezuelës në kushtet e përkeqësimit të një krize politike, të shkaktuar nga jashtë”, theksoi Kremlini.

“Presidenti rus dënoi një ndërhyrje të jashtme shkatërruese që nuk përfill normat themeltare të të drejtës ndërkombëtare”, sipas të njëjtit burim. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – “Airbus” kërcënon me largim në rast të një Brexit pa marrëveshje
Artikulli tjetërHOLANDË – Një Brexit pa marrëveshje vendos në rrezik sistemin shëndetësor holandez