Pukë, këshilli bashkiak miraton ndihmën ekonomike

TIRANË, 24 janar /ATSH/Këshilli bashkiak i bashkinë Pukë në mbledhjen e muajit janar miratoi dhënien e ndihmës ekonomike për muajin janar 2019, miratimin e fondit prej 6% të ndihmës ekonomike për muajin janar 2019, miratimin e ndihmës së paaftësisë dhe shpërndarjen e bursave të larta për vitin akademik 2019-2020.

Këshilli bashkiak Pukë ka miratuar dhe listën e përfituesve me ½ e bursës.
Kështu këshilli bashkiak i Pukës ka realizuar akordimin e bursave të larta për të gjithë studentët që kanë kërkuar trajtimin me bursë në bazë të kritereve ligjore të përcaktuar për shpërndarjen e bursave të studimit.
Me bursë studimi nga këshilli bashkiak Pukë janë trajtuar dhe të gjithë nxënësit që trajtohen në shkollat profesionale dhe konviktin “Ali Bytyqi” Pukë.

Në mbledhje, pas shqyrtimit nga komisioni i vlerësimit të figurave u miratua dhe dhënia e titullit “Qytetar Nderi” i bashkisë Pukë, për Gjovalin Aliaj me motivacion: “Për kontributin e dhënë në promovimin e vlerave turistike të Pukës”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.