Ballina Flash

“Dortmundi” gjen zëvendësuesin e Pulisic

TIRANË, 24 janar /ATSH/ – Para pak javësh “Borussia Dortmund” njoftoi shitjen e Christian Pulisic tek “Chelsea” për plot 64 milionë euro.

Por, 50 milionë euro prej këtyre parave do të shkojnë menjëherë për Wilfried Zaha, lojtarin e “Crystal Palace”.

Ai ka luajtur më përpara me “Manchester United”, por nuk arriti dot të bind aty dhe shkoi sërish tek skuadra londineze, ku po kalon një periudhë të shkëlqyer, dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve elitare.

Sulmuesi 26-vjeçar, është një objektiv primar për “Dortmundin”, që nëse nuk do të arrihet tani do të tentohet sërish në verë.

Sipas asaj që raporton Bild, nëse nuk do të arrihet marrëveshja për Zaha, do të tentohet vëllai i Eden Hazard, Thorgan, i cili luan me “Bourussia Monchengladbach”.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi: Ismail Qemali vuri themelet e shtetit mbi vlera Perëndimore
Artikulli tjetërRezonanca magnetike investimi më i ri prej 770 mijë dollarë për qytetarët e Elbasanit