TIRANË, 23 janar /ATSH/ – Milani ka arritur të finalizojë një goditje të rëndësishme në merkaton e këtij dimri, duke blerë një sulmues që zëvendëson denjësisht Gonzalo Higuainin.
Klubi kuqezi arriti marrëveshjen me “Genoan” për të marrë “bomberin” polak Krzysztof Piatek, një lojtar që konsiderohet si pasardhësi i Lewandowskit, e që do të garantojë forcën e duhur në sulm për gjysmën e mbetur të sezonit.
Plot 35 milionë euro do të paguajë “Milani” për shërbimet e lojtarit, në pronësi të klubit nga Liguria, përveç bonuseve në varësi të paraqitjeve dhe arritjeve të skuadrës.
Krzysztof Piatek arriti një akord për 5 sezone me “Milanin” dhe do të paguhet 2 milionë euro në vit. “Genoa” e mori lojtarin në verën e vitit 2018, e deri në gjysmën e kampionatit ka shënuar 13 gola.
/gj.m/ /a.g/























