LONDËR- Fox: Një shtyrje e mundshme e Brexit do të ishte katastrofale

LONDËR, 23 janar /ATSH-ANSA/- Një shtyrje e mundshme e Brexit do të ishte si një revokim, një tradhti katastrofale e besimit të njerëzve në politikë, theksoi ministri i Tregtisë së Jashtme, Liam Fox.

’Një zgjidhje si kjo, do të ishte më shkatërrimtare se një dalje ‘pa një marrëveshje’ nga BE’’,  theksoi ai në BBC Radio 4 .

Fjalët e Fox sipas shtypit janë një paralajmërim për bashkëpunëtorët e fraksionit më të moderuar, të udhëhequr nga Philip Hammond dhe Amber Rudd, të cilët duket se janë të hapur për një zgjatje të mundshme të nenit 50 dhe një shtyrje të Brexit në lidhje me datën e caktuar për 29 Mars .

‘’Fox e konsideron një rrezik të vërtetë shtyrjen e Brexit dhe është i gatshëm të japë dorëheqjen duke braktisur May nëse do të shkohet me të vërtetë në atë rrugë’’, shkruan Times.   /os/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.