Ballina Flash

Thaçi: Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm

PRISHTINË, 22 janar /ATSH/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi takoi sot kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin.

Thaçi thotë se bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm.

Sipas tij, kjo është në dorën e institucioneve të tjera, ngase tashmë Mitrovica e ka thënë fjalën e vet.

“Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca”, thotë ai./KosovaPress/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Waymo (Google) hap një uzinë vetëm për automjete autonome
Artikulli tjetërSTAR2, konsultime për mbledhjen e të ardhurave nga bashkitë