Ballina Bota

BERLIN – Macron: nacionalizmat kërcënojnë BE-në

BERLIN, 22 janar /ATSH-ANSA/ – Franca dhe Gjermania duhet të marrin përgjegjësitë dhe të flasin me një zë përballë sfidave të shumta me të cilat po përballet Evropa sot, deklaroi  presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një fjalimi të mbajtur në Aachen, Gjermani.

Presidenti Macron përmendi “nacionalizmin që kërcënon Evropën goditjen që vjen nga proçesi Brexit, terrorizmin, ndryshimet klimatike dhe dinamikat e reja ekonomike”.

Ai theksoi se kërcënimet “vijnë jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda” shoqërisë sonë.    /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMasa administrative me gjobë për transport të paligjshëm të lëndëve drusore
Artikulli tjetërOperacioni “Vjosa”, Policia parandalon një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike