Ballina Ekonomi

FOTO/ Rrëshqitjet e dherave, pastrohet rruga Tiranë-Elbasan

TIRANË, 20 janar/ATSH/- Në rrugën e vjetër Tiranë- Elbasan po punohet për pastrimin e dherave, që kanë rënë si pasojë e rrëshqitjes.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se “pas shkrirjes së borës filluan problemet me rrëshqitjet e dherave anës rrugës Tiranë- Elbasan në kilometrin 33”.

Sipas ARRSH-së, menjëherë u morën masat për pastrimin e rrugës dhe kthimin në normalitet të situatës.

Përpara ndërtimit të autostradës së re Tiranë-Elbasan, të gjithë automjetet kalonin në rrugën e vjetër përmes Qafë Krrabës./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Unazat e Saturnit janë krijuar kur zhdukeshin dinozaurët në Tokë
Artikulli tjetërDiploarkiva- Sfidat e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës në korrik 1995