Ballina Flash

Shkodër/ Hapet rruga Kir – Mali i Shoshit

TIRANË, 19 janar /ATSH/ Bashkia e Shkodrës ka realizuar hapjen e rrugës Kir- Mali i Shoshit, segmentit deri në qafën e Malit të Shoshit.

Sipas administratorit të Njësisë Administrative Pult, Tom Marku, “puna po vijon dhe rruga do të hapet shumë shpejt deri në kantierin pas Malit të Shoshit”.

Reshjet e borës si dhe temperaturat e ulëta gjatë muajit janar sollën probleme kryesisht në njësitë e thella administrative të Qarkut të Shkodrës, ndërsa puna ka vijuar me intensitet për hapjen e të gjitha rrugëve. /m.z//m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZgjedhjet në PD/ Nishani merr drejtimin e Këshillit Kombëtar
Artikulli tjetërShkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 61,2% të tregtisë