TIRANË, 19 janar /ATSH/ – Ndahet nga jeta kompozitori i mirënjohur, prof. Kozma Lara (1932-2019), në moshën 87 vjeçare.
Autor i shumë krijimeve muzikore, kuartete, trio, romanca, rapsodi etj, ai ka krijuar edhe shumë këngë për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore “Tonin Harapi”, i festivalit të përvitshëm të Romancës Shqiptare dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe kompozitorëve të Shqipërisë.
Laro ka dhënë kontributin e tij si pedagog e Shef i Katedrës së Teori- Kompozicionit në Fakultetin e Muzikës, Pedagog i Analizës dhe Kompozicionit.
Homazhet në nderim të tij mbahen në hollin e Universitetit të Arteve sot nga ora 11.00-12.00. /a.a/j.p/























