SHBA – Uashingtoni: Progres në negociatat tregtare me Kinën

UASHINGTON, 19 janar /ATSH-AFP/ – Negociatat tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit kanë pasur përparime por asgjë nuk është zgjidhur, theksoi dje këshilltari kryesor ekonomik i presidentit Trump, Larry Kudlow.

“Kemi bërë progres me Kinën gjatë takimit të negociatorëve në Pekin në fillim të muajit”, tha Kudlow i pyetur nga “Fox Business News”.

“Por, asgjë nuk është zgjidhur, nuk ka asgjë në letër, nuk ka kontratë”, shtoi ai duke përgënjeshtruar informacione të medias ku thuhet se është arritur një marrëveshje.

Sipas këtyre informacioneve të medies, Kina ka bërë lëshime, si dhe një ofertë për të rritur importimet amerikane për një afat prej gjashtë vitesh. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.