Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte, 18 janar 2019

TIRANË, 18 janar /ATSH/ – Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet përgjithësisht nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe lokalisht në veriperëndim dhe jugperëndim deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale.

Mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit pranë sipërfaqeve ujore. Era do të fryjë juglindje-jugperëndim 1-20m/sek., kryesisht në bregdet. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen të jenë në vlerat e mëposhtme:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 0/11 re shi
Kukës -2/9  re shi
Lezhë -1/11  re shi
Dibër -3/5  re shi
Durrës 4/13  re shi
Tiranë 4/13  re shi
Elbasan 3/12  re shi
Berat 1/13  re shi
Vlorë 4/13  re shi
Korçë -3/4  re shi
Gjirokastër -1/10  re shi
Sarandë 5/14  re shi

 /e.malaj/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Zhbëhet një përpjekje për atentat kundër Shtëpisë së Bardhë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 18/01/2019