Ballina Bota

SHBA – Pence konfirmon tërheqjen amerikane nga Siria

UASHINGTON, 17 janar /ATSH-ANSA/ – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence tha se ai dhe presidenti Donald Trump dënojnë sulmin vetëvrasës në Siri ku mbetën të vrarë të paktën 19 persona, përfshirë disa ushtarë amerikanë, por përsëriti se SHBA do të vazhdonte me planin e tërheqjes.

“Falë guximit të forcave tona të armatosura ne kemi shtypur Kalifatin e ISIS-it dhe shkatërruar aftësitë e tij’’, theksoi Pense.

‘’Ndërsa i sjellim trupat tona në shtëpi, ne kurrë nuk do të lejojmë që mbetjet e ISIS-it të rivendosin kalifatin e tyre të keq dhe të përgjakshëm”, theksoi Pence./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArrestimi i një duzine shkelësish për mashtrim, mesazh i qartë për të mos luajtur me taksat
Artikulli tjetërSi mund të parandalohet fruthi?