Parashikimi i motit, e enjte, 17 janar 2019

TIRANË, 17 janar /ATSH/ – Vendi do të ndikohet përgjithësisht nga masa ajrore të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët deri në mesditë. Më pas do të ketë shtim vranësirash të pakëta dhe mesatare në të gjithë vendin. Në orët e mbrëmjes vranësirat do të marrin karakter të dendur.

Ngrica të forta në zonat malore dhe akset rrugore për shkak të temperaturave të ulëta në vlerat minimale. Ngrica në orët e mëngjesit deri në zonat e ulëta.

Mjegull e mjegullinë në orët e mëngjesit pranë sipërfaqeve ujore.

Era do të fryjë Juglindje-Lindje 1-12m/sek kryesisht në bregdet.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër -2/11 re diell
Kukës -5/3 re diell
Lezhë -2/11 re diell
Dibër -7/3 re diell
Durrës -2/13 re diell
Tiranë -2/11 re diell
Elbasan -2/11 re diell
Berat -3/11 re diell
Vlorë 1/12 re diell
Korçë -7/6 re diell
Gjirokastër -4/7 re diell
Sarandë 1/14 re diell

/e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.