GREQI – Kryeministri Cipras fiton votëbesimin në Parlament

ATHINË, 16 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri grek, Aleksis Cipras fitoi sot në mbrëmje një votëbesim që kishte kërkuar në Parlament pas përçarjes së shumicës qeverisëse me ndasi të ndryshme për emrin e ri të Maqedonisë.

Mocioni i besimit u votua nga shumica absolute e deputetëve (151), deputetët e partisë së tij të majtë ‘’Syriza’’ si dhe deputetë të pavarur, sipas një burimi zyrtar.

Kryeministri grek Aleksis Cipras e kërkoi votëbesimin pas dorëheqjes së partnerit të koalicionit, Panos Kammenos dhe grekëve të pavarur, lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë.

Vitin e kaluar dy vendet ranë dakord për një të emër ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Marrëveshja është e nevojshme që Maqedonia të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe në NATO, por ajo duhet të ratifikohet nga parlamenti grek./ / v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.