TIRANË, 17 janar /ATSH/ – Ivan Perisic është një prej emrave më të lakuar tek “Interi”, sa i përket lojtarëve që planifikojnë të largohen.
Kroati, i cili deri tani këtë sezon nuk ka pasur paraqitje të mira, vazhdon të ketë shumë admirues në Premier Ligë dhe “Interi” mund të vendosë ta shesë në përfundim të sezonit.
Megjithatë zikaltërit nuk kanë ndërmend ta lejojnë atë të largohet atë pa përfituar një shifër të majme parash.
Kështu që klubet e interesuara duhet të bëjnë një ofertë të rëndësishme, pasi vlerësimi nën kampionin e botës është tek 50 milionë euro.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, një tjetër provë që mund të sjellë shitjen e Perisic është edhe vullneti i Interit për të mbyllur sa më shpejt për Rodrigo De Paul të “Udineses”.
/gj.m/ /a.g/




















