Ballina Flash

Fushata e gjelbërimit, Sarandës i shtohen 550 pemë

TIRANË, 17 janar/ATSH/ 550 pemë të reja dekorative do t’i shtohen gjithë territorit të bashkisë Sarandë.

Në vijim të aksionit për rritjen e sipërfaqeve të gjelbra, bashkia e Sarandës prej 15 ditësh ka nisur aksionin për mbjelljen e pemëve dekorative.

Janë rreth 550 pemë dekorative që po mblidhen nga Ksamili, në zonën e kanalit të Çukës, si dhe brenda lagjeve të qytetit, një aksion i cili pritet të përmbyllet në fund të muajit shkurt.

Në fund të vitit të kaluar, u prezantua dokumenti strategjik i pyjeve, i cili synon shtimin me 20% më shumë të volumit të përgjithshëm të fondit pyjor në Shqipëri.

Programi “Clean&Green 20/20”, “Krijo oksigjenin tënd”, “Mbill 5 pemë”, si edhe afrimi i shkollave me zonat e mbrojtura janë vetëm disa nga nismat që synojnë që brenda 2020-s Shqipëria të ketë 20 milionë e 200 mijë pemë më shumë. /m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO-FOTO/ “Studime Muzeologjike” me numër special për figurën shumëdimensionale të Skënderbeut
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE: Liria e medias kusht për anëtarësimin e Malit të Zi