Ballina Ekonomi

AKU dhe APP marrëvenshje për forcimin e sigurisë ushqimore

TIRANË, 16 janar /ATSH/- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Agjencia e Prokurimit Publik (APP) angazhohen për forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore në vend.

Drejtori i AKU-së, Agim Ismaili dhe Drejtoresha e APP, Reida Kashta, nënshkruan sot në Tiranë, marrëveshjen e bashkëpunimit mes tyre, për rritjen e impaktit në garantimin e sigurisë ushqimore në kuadër të prokurimit publik të kontratave për furnizimin me ushqime të Autoriteteve Kontraktore.

Marrëveshja parashikon garantimin e sigurisë ushqimore për kategorinë e konksumatorëve me ndjeshmëri të vecantë shëndetësore dhe nutritive (si çerdhe, kopshte, konvikte, spitale etj.).

Në këtë kuadër palët angazhohen për forcimin e bashkëpunimit në funksion të garantimit të standardeve të sigurisë ushqimore. /e.xh. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFushë-Arrëz, vazhdon pastrimi dhe zhbllokimi i rrugëve nga dëbora
Artikulli tjetërBeqaj në Dubai: Kosova të jetë një qendër rajonale për zhvillimin e ekonomisë dixhitale