PARIS, 15 janar /ATSH-AFP/ – Kërkesat për azil u rritën me 21,8% vitin e kaluar, me 122 743 dosje të dorëzuara tek OFPRA (Zyra Franceze e Mbrojtjes së Refugjatëve dhe Pashtetësi), sipas statistikave të imigracionit të publikuara sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Vendi i parë i nga ku vinin më shumë azilkërkues vitin e kaluar ishte Afganistani.
Megjithatë, dëbimi i të huajve në situatë të parregullt është rritur gjithashtu me 9,9% me 15 677 largime.
“Ky është niveli më i lartë i largimeve që prej fillimit të dekadës”, theksoi Drejtoria e Përgjithshme e të Huajve në Francë (DGEF). /G.S/ a.jor.












