VJENË, 15 janar /ATSH-APA/ – Austria planifikon të rrisë bashkëpunimin e saj tashmë të fortë me vendet e Ballkanit, thuhet në një deklaratë të Dhomës Ekonomike Austriake (WKOe) lidhur me bashkëpunimin me dhomat ekonomike të gjashtë vendeve të këtij gadishulli.
Pikat kryesore të bashkëpunimit do të jenë, sipas saj, dixhitalizimi i bizneseve të vogla dhe zgjerimi i arsimit në rajon.
Sipas presidentit të WKOe-së, Harald Mahrer, do të ketë një “samit të biznesit të BE-së në Europën Juglindore”, përpara zgjedhjeve europiane në fund të majit.
Në të njëjtën konferencë për shtyp, ministrja e Jashtme Karin Kneissl (Partia e Djathtë e Lirisë, FP) paralajmëroi kundër shfaqjes së një vakumi në Europën Juglindore.
”Disa vende, jo vetëm Kina, kanë ambicie të mëdha ekonomike në rajon, por rajoni është shumë afër nesh”, tha Kneissl./ /os/ a.jor.













