Ballina Aktualitet

Lojërat e fatit/ Procedohen 4 shtetas në Krujë

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Policia e Krujës ka ushtruar kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Në kuadër të këtyre kontrolleve janë proceduar penalisht 4 shtetas, përfshirë pronarin e një subjekti, ku iu gjetën dhe sekuestruan sende të ushtrimit të lojërave të fatit.

Policia njoftoi se ka proceduar penalisht për veprat penale” “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasit A.T, D.K, O.D, dhe E.Sh (pronari i subjektit).

Kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut.

Policia e Shtetit fton qytetarët  të denoncojnë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm. /m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – ”Ferrari” kushton sa një… ”Ferrari”?
Artikulli tjetërHaradinaj: Kosova, potencial për investime të huaja