POTSDAM, 14 janar /ATSH-DPA/ – Është ende shumë herët për të menduar se kush mundet një ditë të veshë këpucët e kancelares, Angela Merkel, tha sot kryetarja e partisë kryesore gjermane, ndërkohë që sondazhet tregojnë se besimi tek liderja jetëgjatë është në rritje.
“Partia e qendrës së djathtë Kristiandemokrate, partia më e madhe në qeverinë aktuale, është e fokusuar në çështje që kanë të bëjnë me promovimin dhe zhvillimin e Gjermanisë”, tha kryetarja e CDU-së, Annegret Kramp Karrenbauer, e quajtur ndryshe AKK, për televizionin “n-tv” në kuadër të një konference të partisë.
“Aktualisht, çështjet e personelit nuk janë në fokusin tonë”, theksoi ajo.
Kramp Karrenbauer u bë kryetarja e partisë pasi Merkel dha dorëheqjen pas një serie humbjesh në parlamentet e landeve në fillim të vitit të kaluar.
Zakonisht të dyja funksionet kryhen nga i njëjti person, por Merkel tha se kërkon të qëndrojë kancelare deri në fund të vitit 2021. /G.S/ a.jor.






















