Ballina Bota

ARMENI – Nikol Pashinyan kryeministri i ri i vendit

EREVAN, 14 janar /ATSH-ANSA/ – Udhëheqësi i protestave armene, Nikol Pashinyan u emërua kryeministër, ndërsa parlamenti federal u mblodh për sesionin e tij të parë pas zgjedhjeve të parakohshme muajin e kaluar, tha zyra e presidentit.

”Presidenti Armen Sarkissian nënshkroi një dekret për emërimin e Pashinyan, i cili kishte shërbyer si kryeministër në detyrë”, sipas një deklarate nga zyra e presidentit.

Pashinyan mori postin si kryeministër në detyrë në maj të vitit të kaluar pas dorëheqjes së kryeministrit të mëparshëm, mes protestave masive kundër qeverisjes së vendit.

Aleanca politike e Pashinyanit mori rreth 60% të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare muajin e kaluar./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTarifat e reja për studentët, Shahini: 54 punonjës të ministrive në universitete
Artikulli tjetërDixhitalizimi i Arkivës së Shtetit, Rama: Adresuam një plagë të vjetër