BERLIN, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Tre skiatorë gjermanë humbën jetën dje pasdite, ndërkohë që një i katërt rezulton i humbur, pas rënies së një orteku në Lech, lokalitet në perëndim të Austrisë, njoftoi sot policia.
Trupat e tri viktimave, (57, 36 dhe 32 vjeç) u gjetën dje në mbrëmje vonë, pas alarmit të një prej bashkëshorteve të tyre.
Policia e Vorarlberg tha se kërkimet për skiatorin e katërt gjerman, një 28-vjeçar, janë ndërprerë për shkak të motit të keq dhe rrezikut për orteqe të tjera.
Që nga fillimi i vitit, në malet europiane kanë humbur jetën 24 persona./ a.jor.






















